Kushtrim Kadrii nga Lëvizja "Vatra" me një ulëse në kuvendin e Gjilanit?
"Lëvizja Qytetare "Vatra" ka arritur të siguron numrin e mjaftueshëm të votave, të cilat i'a garantojnë një mandat në Kuvendin e qytetit të Gjilanit|, kështu thuhet në njoftimin e këtij subjekti.Sipas tyre ”Vatra” ishte subjekt i riorganizuar nga gjenerata e re dominuese me një energji të lartë dhe punë të palodhur ka arritur të dal ndër subjektet e pakta të cilat kanë fituar një mandat.
”E falënderojm çdo qytetarë që na ka besuar dhe ka votuar për Lëvizjen ”Vatra”. Besimin e dhënë nga qytetarët, e shohim si amanet dhe përgjegjësi të cilën do të mundohemi ta ushtrojm më profesionalizëm në kuvendin komunal”, ha ndër tjera bartësi i listës njëherit kryetari i Lëvizjes Qytetare ”Vatra” Kushtrim Kadriu.
Kadriu zotohet se fituesi i mandatit do të punon për një përfaqësim sa më të lartë të qytetarëve nga Kosova Lindore në institucionet e rep.së Kosovës, rrespektivisht në qytetin e Gjilanit. Njëherit falënderon votuesit dhe çdo qytetarë për përkrahjen e dhënë ndaj Lëvizjes Qytetare ”Vatra”.